Ballina Bota

STRASBURG – BE rregulla të rrepta për përdorimin e inteligjencës artificiale

STRASBURG, 14 qershor /ATSH-DPA/ – Parlamenti Evropian ka planifikuar rregulla më të rrepta për përdorimin e inteligjencës artificiale (IA).

Ligjvënësit e BE-së kanë rënë dakord sot për formën përfundimtare të Aktit të Inteligjencës Artificiale, në Strasburg.

Parlamenti i BE-së tha se Akti i IA-së do të ishte ligji i parë gjithëpërfshirës në mbarë botën që rregullon përdorimin e inteligjencës artificiale.

Sipas kuadrit ligjor, sistemet e inteligjencës artificiale duhet të ndahen në grupe të ndryshme rreziku, sa më shumë rrezik të paraqesë aplikacioni përkatës, aq më të rrepta do të jenë rregullat e aplikuara.

“Sistemet e IA-së që klasifikojnë njerëzit sipas sjelljes së tyre sociale ose karakteristikave etnike gjithashtu do të ndalohen”, sipas aktit.

Sipas Parlamentit të BE-së, negociatat me shtetet e BE-së do të fillojnë sot në mbrëmje.

Inteligjenca artificiale zakonisht i referohet aplikacioneve, në të cilat softueri kërkon sasi të mëdha të dhënash.

Aplikacione të ndryshme të IA-së përdoren në shumë fusha, duke përfshirë programe që vlerësojnë imazhet nga kompjuterët me saktësi dhe shpejtësi më të madhe se njerëzit.

Automjetet që drejtojnë vetë, përpiqen të parashikojnë sjelljen e përdoruesve të tjerë të rrugës me teknologjinë e IA-së.

“Chatbots” ose playlist-at automatike nga shërbimet e transmetimit funksionojnë gjithashtu me IA-në. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëri-Mali i Zi, bashkëpunim policor gjatë sezonit turistik
Artikulli tjetërManastirliu: Kryhen me sukses 100 ndërhyrje komplekse ortopedike në Spitalin Memorial të Fierit