Ballina Bota

UKRAINË – Trudeau në vizitë të papritur në Kiev

KIEV, 10 qershor /ATSH-DPA/ – Kryeministri kanadez, Justin Trudeau mbërriti sot në Kiev në një vizitë të paparalajmëruar më parë.

“Mirë se erdhe në Ukrainë zoti kryeministër”, shkroi zëvendësministri i Jashtëm ukrainas Andrij Melnyk në një postim në Twitter.

Melnyk postoi gjithashtu një foto të tij duke pritur Trudeau në stacionin e trenit.

Vizita e tij thuhet se nisi me një ceremoni të vendosjes së kurorave për ukrainasit e rënë pranë Manastirit të “St. Michael” me kupolë të artë në qendër të kryeqytetit.

“Është planifikuar gjithashtu një takim me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky”, tha zyra e Trudeau.

Trudeau u shoqërua nga zëvendëskryeministrja kanadeze, Chrystia Freeland.

Otava konsiderohet si një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kievit në mbrojtjen e tij kundër pushtimit rus dhe i ka dhënë Ukrainës tanke luftarake “Leopard”.

Trudeau vizitoi kryeqytetin ukrainas në maj 2022. Në atë kohë, ai vizitoi edhe periferinë e shkatërruar rëndë të Irpin. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPranga 2 turistëve anglezë, shpërndanin droga të forta në Dhërmi
Artikulli tjetërShënohet 145-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, model për frymëzimin e brezave