Ballina Flash

Parashikimi i motit, e enjte, 8 qershor 2023

TIRANË, 8 qershor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash deri të dendura.              

Në orët e mesditës deri pasdite vonë vranësirat do të pasohen nga reshje shiu të cilat hera-herës do të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Reshjet pritet të jenë kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri 7 m/sek. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 18/28 Diell re shi
Kukës 17/26 Diell re shi
Lezhë 17/27 Diell re shi
Dibër 16/28 Diell re shi
Durrës 19/28 Diell re shi
Tiranë 22/29 Diell re shi
Elbasan 19/29 Diell re shi
Berat 17/29 Diell re shi
Vlorë 21/29 Diell re shi
Korçë 15/26 Diell re shi
Gjirokastër 17/29 Diell re shi
Sarandë 19/29 Diell re shi

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKarim Benzema i bashkohet klubit saudit Al-Ittihad
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 08/6/2023