Ballina Flash

​Kurti: Vendosja e sundimit të ligjit në veri është e domosdoshme

PRISHTINË, 5 qershor/ATSH/ Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u shpreh se vendosja e plotë e sundimit të ligjit në katër komunat në veri të Kosovës është e domosdoshme për “një fushatë të hapur dhe fer para zgjedhjeve të lira e demokratike në të ardhmen”. Ai ka pritur në takim ambasadorin e Francës, Olivier Guerot dhe zëvendësambasadorin gjerman, Matthias Conrad.

Sipas njoftimit të Qeverisë, në këtë takim, Kurti dhe diplomatët ndërkombëtarë janë pajtuar për rëndësinë jetike të de-eskalimit të situatës në tri komunat veriore të vendit.

“U pajtuan për rëndësinë jetike të de-eskalimit të situatës. Kryeministri i njoftoi për profesionalizmin e lartë dhe integritetin e padiskutueshëm të Policisë së Kosovës në menaxhimin e situatës pa asnjë gabim apo defekt. Vendosja e plotë e sundimit të ligjit në katër komunat në veri të Kosovës është e domosdoshme si për largimin e elementeve kriminale ashtu edhe për një fushatë të hapur dhe fer para zgjedhjeve të lira e demokratike në të ardhmen”, ka njoftuar Qeveria e Kosovës.

Gjithashtu, në komunikatë thuhet se është theksuar nevoja për zbatimin e plotë, të shpejtë dhe pa kushte, të Marrëveshjes Bazike të 27 shkurtit dhe Aneksit të saj./KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalla-Berishës: Humbe në Tropojë, konsideroje si fundin e karrierës në politikë
Artikulli tjetërRama: “Kala Festival” në Dhërmi, promovim turizmit dhe ekonomisë lokale