Ballina Bota

SINGAPOR – Austin: Lufta e Tajvanit do të ishte shkatërrimtare

SINGAPOR, 3 qershor /ATSH-DPA/ – Konflikti në ngushticën e Tajvanit do të ishte shkatërrimtat, paralajmëroi sot sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin, teksa kritikoi mosgatishmërinë e Kinës për t’u përfshirë në bisedime.

”E gjithë bota ka interes në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në ngushticën e Tajvanit”, tha Austin në Dialogun Shangri-La, një konferencë sigurie e organizuar nga Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike.

“Siguria e korsive të transportit tregtar dhe zinxhirët globalë të furnizimit varet nga kjo. Dhe po ashtu edhe liria e lundrimit në mbarë botën. Mos bëni gabime, pasi konflikti në ngushticën e Tajvanit do të ishte shkatërrues”, tha ai.

”SHBA është e vendosur për të ruajtur paqen dhe sigurinë në zonë”, vijoi ai.

Austin kishte kërkuar më herët homologut të tij kinez Li Shangfu të takoheshin në kuadër  të konferencës.

Megjithatë, pala kineze refuzoi.

Tajvani është i pavarur që nga viti 1949, por Kina e konsideron demokracinë e vetëqeverisur si territor kinez.

Dialogu Shangri-La në nivelin e ministrave të Mbrojtjes shihet si forumi më i rëndësishëm i sigurisë në rajon.

Dyzet vende kanë dërguar përfaqësues./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKryhet operacioni i vështirë në zemër tek 2-vjeçari, Manastirliu: Mirënjohje ekipit, ndërhyrjet delikate tashmë të mundura në QSUT
Artikulli tjetërKorçë, në pranga punonjësja e postës private për përvetësim të shumave monetare