Ballina Bota

KISHINEV – Der Leyen: BE i qëndron pranë popullit moldav

KISHINEV, 1 qershor /ATSH/ – Bashkimi Evropian i qëndron pranë popullit moldav, shkruan në Twitter presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen me rastin e samitit të Komunitetit Politik Evropian.

”Këtë javë, Moldavia është zemra e Evropës. Është e natyrshme që samiti i dytë i Komunitetit Politik Evropian të zhvillohet në Moldavi. Sepse shtëpia juaj është në Evropë.  Ishte shumë prekëse të shihje një det me flamuj evropianë këtu në rrugët e Kishinevit javën e kaluar”, shkruan Der Leyen.

”Mesazhi im për popullin e Moldavisë është se ne ju qëndrojmë pranë. Paketa e re e mbështetjes së BE-së për Moldavinë do t’ju ndihmojë të adresoni ndikimin e luftës në pragun tuaj. Dhe t’ju sjellë më afër BE-së”, shton ajo.

”Paketa ka pesë nisma konkrete, tarifa më të ulëta roaming mes BE-së dhe Moldavisë, sigurimi i mbështetjes së re ekonomike për të përfituar deri në 1,6 miliardë euro, mbështetje e sektorit energjetik dhe investime te burimet e rinovueshme, ndihmë në rritjen e sigurisë dhe elasticitetit të Moldavisë dhe mbështetje e avancimit në rrugën e saj drejt BE-së”, përfundon Der Leyen./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak​Osmani: Vuçiç po tenton ta destabilizojë Kosovën, nuk duhet ta lejojmë
Artikulli tjetërBasha me të rinj në Vlorë: Berisha të reflektojë dhe të tërhiqet