Ballina Flash

Partizani shpallet kampion i Superligës

TIRANË, 29 maj/ATSH/ “Partizani” ka fituar 2 me 0 me “Teutën” duke u shpallur kampion i Superligës për sezonin 2022-2023.

Goli i parë erdhi në minutën e 39-të të sfidës nga Arilindo Rrapaj, ndërsa goli i dytë erdhi nga Tedi Cara në minutën e 96-të të sfidës, duke i dhuruar kështu fitoren e madhe skuadrës.

Ky ishte titulli i 17-të kampion për “Partizanin”, ndërsa “Tirana” vijon të jetë rekordmene me plot 26 trofe të Superligës.

Drejtori i “Partizanit”, Olsi Rama në një prononcim për “Oversport” tha se “është një fitore e bukur. Jam i gëzuar kur shoh lojtarët që shpërblehen për punën e tyre. Ka qenë një kampionat i jashtëzakonshëm nga rivaliteti tani në fund”.

“Të fitosh titullin është shumë bukur dhe ta mbrosh atë është një detyrë shumë e vështirë”, u shpreh ai.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak​Osmani për sulmet në veri: Këto akte të dënohen nga të gjithë, autorët para drejtësisë
Artikulli tjetërAmbasadorët e QUINT-it kërkojnë që kryetarët e zgjedhur në veri të mos shkojnë në ndërtesat e Komunës