Ballina Flash

Parashikimi i motit, 28 maj 2023

TIRANË, 28 maj /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime e vranësira mesatare deri të dendura. Në orët e mesditës dhe pasdites reshje lokale shiu me intensitet të ulët në qendër, në relievet kodrinore- malore në jug dhe në lindje reshjet priten me intensitet deri mestar në periudha afatshkurtra, me rrebeshe të vrullshme shtrëngata e stuhi me shkarkesa elektrike dhe breshër në zona të izoluara. Mjegullinë dhe shikim i reduktuar për shkak të reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim -verilindje me shpejtësi mesatare deri 8 m/sek ,në brigjet e bregdetit veriperëndimor shkon deri në 12 m/sek.Valëzimi në dete do të jetë i forcës nga 1-2 ballë.

 

Temperaturat parashikohen:

 

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 16/30 Diell re shi
Kukës 14/20 Diell re shi
Lezhë 21/31 Diell re shi
Dibër 11/22 Diell re shi
Durrës 17/31 Diell re shi
Tiranë 17/30 Diell re shi
Elbasan 16/30 Diell re shi
Berat 14/32 Diell re shi
Vlorë 17/30 Diell re shi
Korcë 10/20 Diell re shi
Gjirokastër 14/27 Diell re shi
Sarandë 17/28 Diell re shi
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKANË – ”Anatomy of a Fall” fiton Palmën e Artë
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 28/5/2023