PRISHTINË, 26 maj /ATSH/ Strukturat ilegale kanë aktivizuar alarmin rreth orës 12:00 në komunën e Mitrovicës së Veriut dhe në të njëjtën kohë mësohet se alarmi është aktivizuar edhe në tri komunat tjera veriore.
Qytetarë me numër të vogël janë tubuar rreth objekteve komunale në Zubim Potok dhe Zveçan, ndërsa nuk dihet arsyeja e tubimet e tyre.
KosovaPress ka provuar ta kontaktojë zëvendësdrejtori i policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshanin, por ai ka qenë i paqasshëm.
/KosovaPress/























