Ballina Flash

OSBE përkujton 50-vjetorin e revoltës së Spaçit

TIRANË, 23 maj/ATSH/ Prezenca e OSBE-së në Tiranë iu bashkua institucioneve shqiptare, komunitetit ndërkombëtar dhe shoqërisë civile në përkujtimin e 50-vjetorit të revoltës të të burgosurve të Spaçit.

“Revolta përfaqëson një simbol të rezistencës kombëtare kundër regjimit komunist”, shkruan OSBE në një postim në rrjetet sociale.

Burgu i Spaçit, i vendosur në një zonë të thellë malore, ishte burgu më famëkeq gjatë regjimit komunist në Shqipëri, ku të burgosurit trajtoheshin mizorisht dhe jetonin në kushte çnjerëzore. Disa prej intelektualëve më në zë u dërguan atje me akuza të stisura.

Më 21 maj 1973 disa të burgosur u rebeluan duke ngritur flamurin jokomunist. Kryengritja, e cila tronditi diktaturën, u shtyp me forcë: 4 të burgosur u ekzekutuan dhe 66 të tjerë morën dënime më të rënda.

/gj.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNë seancë private vazhdon dhënien e dëshmisë dëshmitari i gjashtë
Artikulli tjetërDita Botërore e Breshkave, përpjekje për mbrojtjen nga zhdukja