TIRANË, 23 maj/ATSH/ Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kërkoi sot që me konstituimin e këshillave bashkiakë duhet të nisë transparenca për gjithçka që ka ndodhur në të shkuarën me buxhetin e bashkive.
“Përfaqësues të opozitës dhe të Partisë së Lirisë tashmë janë këshilltarë në të gjitha bashkitë e vendit, ndaj ne duhet të përgatitemi që tani në mënyrë që transparenca dhe llogaridhënia të nisë që ditën e parë të konstituimit të këtyre këshillave bashkiake”, u shpreh Meta.
Ai kërkoi që të nisë llogaridhënia absolute për çdo para që do të shpenzohet nga sot e në të ardhmen.
/m.m/ /gj.m/r.e/























