BEJRUT, 19 maj /ATSH-ANSA/ – Në një vizitë të paparalajmëruar presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky mbërriti në Xhedah, në Arabinë Saudite, për të marrë pjesë në samitin e Ligës Arabe.
Këtë vizitë e njoftoi Al Arabiya, duke specifikuar se Zelensky u nis me një avion francez nga Polonia.
Fillimi i samitit të Ligës Arabe është planifikuar për në orën 14:30.
Sapo mbërriti në Xhedah, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se qëllimi i vizitës së tij ishte forcimi i marrëdhënieve me Arabinë Saudite dhe me botën arabe, sipas televizionit panarab Al Arabiya.
”Gjatë takimeve të mia ne gjithashtu do të trajtojmë çështjet e energjisë”, shtoi Zelensky, i cituar nga transmetuesi saudit./ a.jor.























