Ballina Aktualitet

Beci: Bashki me dyer të hapura në Shkodër dhe aktivizim i platformës digjitale të bashkëqeverisjes

TIRANË, 19 maj /ATSH/ Kandidati i PS, fitues në bashkinë e Shkodrës, Benet Beci, gjatë takimit falënderues në këtë qytet, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, falënderoi të gjithë ata që e votuan dhe i besuan drejtimin e kësaj bashkie.

Beci tha se, “do të doja të krijoja një eksperiencë të re, eksperiencën e një bashkie me dyer të hapura. Këtë unë e shoh si një kolonë të rëndësishme për mirënjohjen ndaj qytetarëve që votuan. Një ditë në javë të jetë e hapur, do të jetë bashki e dyerve të hapura ku do të pres e do të përcjell, do të diskutoj me secilin nga ju që ka një problem, në mënyrë të drejtpërdrejtë, për të njohur hallet dhe zgjidhur problemet që kemi në qytetin tonë”.

Ai theksoi se, “përveç kësaj do të duhet të aktivizojmë dhe platformën digjitale të bashkëqeverisjes. Kjo është një mënyrë tjetër për kryetarin e bashkisë për t’u vënë në dijeni të problemeve të bashkisë”.

“Shumë faleminderit është pak, kryeministri Rama, që më nxite për të hyrë në politikë dhe më dhe mundësinë e jashtëzakonshme që të bëhem qytetari i parë i Shkodrës. Me kryeministrin bisedat për Shkodrën kanë qenë të kahershme në takimet tona dhe ai është një nga nxitësit kryesorë që ato të nisnin dhe sot është nxitësi kryesor që ato të realizohen, dhe jam shumë, shumë mirënjohës”, përfundoi Beci.

/gj.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIRAN – Qeveria ekzekuton tre persona në lidhje me protestat antiqeveritare
Artikulli tjetërRama: Shkodra u përket të gjithëve, të majtë dhe të djathtë