Ballina Ekonomi

Të ardhurat nga akciza, 12 miliardë lekë

TIRANË, 18 maj/ATSH/ Të ardhurat nga akciza gjatë periudhës janar-mars të këtij viti llogariten 12 miliardë lekë.

Sipas raportit mbi treguesit fiskalë të publikuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, akciza e rimbursuar për këtë periudhë llogaritet 82 milionë lekë. Ndërsa për 3-mujorin e vitit 2022 u rimbursuan rreth 11.3 miliardë lekë.

Referuar raportit të publikuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë mbi treguesit fiskalë, ndikim të rëndësishëm pozitiv në të ardhurat nga akciza dha rritja e importit të karburantit dhe cigareve.

Nga akciza për vitin 2023 programohen 59 miliardë lekë.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Moldavia shpall pavarësinë totale nga burimet energjetike ruse
Artikulli tjetërBashkia e Tiranës vijon ndërhyrjet për asfaltimin e rrugëve nëpër lagje