Ballina Aktualitet

PSD fiton me 4 mandate këshillin bashkiak të Pukës

TIRANË, 16 maj /ATSH/ Në bashkinë e Pukës ka përfunduar numërimi i kutive për anëtarët e këshillit bashkiak, ku fituese ka rezultuar Partia Socialdemokrate.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së, në këtë bashki janë numëruar të gjitha kutitë e 20 qendrave të votimit.

Nga të dhënat rezulton se Partia Socialdemokrate ka marrë 4 mandate, Partia Socialiste 2 mandate dhe Aleanca Arbnore Kombëtare (AAK) 2 mandate.

Ndërsa koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Partia Demokracia Sociale (PDS), Partia Demokratike (PD), Partia Fryma e Re Demokratike (FRD), Partia Aleanca Demokratike (AD), Partia Balli Kombëtar (PBK) dhe Fronti i Majtë (FM) kanë marrë nga një mandat.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPS fiton 53 bashki, Rama falënderon qytetarët
Artikulli tjetër​Kurti: Serbia nuk është e interesuar ta zbatojë në tërësi marrëveshjen