TIRANË, 16 maj /ATSH – I. Vata/ Përfundoi numërimi për këshillin bashkiak edhe në bashkinë Pustec, ku Partia Socialiste rezulton fituese me 5 mandate.
Partia Socialiste ka marrë 5 mandate, koalicioni “Bashkë Fitojmë 4 mandate, Aleanca Maqedonase për Integrim Europian 3 mandate, ndjekur nga Partia Agrare Ambjentaliste, Partia Demokracia Sociale, Partia Socialdemokrate nga 1 mandat.
Sipas të dhënave paraprake të publikuar nga KQZ, koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka marrë 22.83% ose 467 vota. Partia Socialiste 32.21% ose 659 vota. Partia Agrare Ambjentaliste 7.62 % ose 156 vota. Partia Socialdemokrate 9.43%, 193 vota. Partia Demokracia Sociale 6.45% 132 vota. Aleanca Maqedonase për integrim Europian 21.46%, 439 vota

/r.e/












