TIRANË, 16 maj /ATSH/ Në bashkinë Dropull ka përfunduar numërimi për anëtarët e këshillit bashkiak, ku ka fituar Partia Socialiste.
Sipas të dhënave nga KQZ në këtë bashki janë numëruar të gjitha kutitë e 37 qendrave të votimit.
Nga të dhënat rezulton se Partia Socialiste ka marrë 15 mandate, koalicioni “Bashkë Fitojmë” 3 mandate dhe Minoriteti Grek Etnik për të Ardhmen (MEGA) 2 mandate.
Ndërsa Partia Demokracia Sociale (PDS) ka marrë 1 mandat.

/r.e/














