Ballina Aktualitet

PS fiton 71.08% të votave për këshillin bashkiak të Poliçanit

TIRANË, 16 maj /ATSH/ Partia Socialiste ka fituar 71.08 % të votave për anëtarë të Këshillit Bashkiak në Poliçan ose 13 mandate.

Nga rezultatet e publikuara nga KQZ pas numërimit të 22 qendrave të votimit, koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka fituar 10.32 % të anëtarëve të këshillit ose 1 mandat.

Po ashtu, Partia Demokratike ka fituar 5.93 % të votave, e përkthyer në 1 mandat.

/m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Dallëndyshet”, muralja më e re e Tiranës
Artikulli tjetërRAI3: Vjosa, lumi i egër i Evropës, e mbushur me vlera dhe potenciale