Ballina Aktualitet

PS fiton 18 mandate në këshillin bashkiak të Shkodrës

TIRANË, 16 maj /ATSH/ Në bashkinë Shkodër ka përfunduar numërimi për anëtarët e këshillit bashkiak, ku është shpallur fituese Partia Socialiste.

Sipas të dhënave nga KQZ në këtë bashki janë numëruar të gjitha kutitë e 247 qendrave të votimit.

Nga të dhënat rezulton se Partia Socialiste ka marrë 18 mandate, koalicioni “Bashkë Fitojmë” 13 mandate dhe Partia Socialdemokrate 12 mandate.

Po ashtu, Partia Demokratike ka marrë 5 mandate, Partia Lëvizja e Legalitetit 1 mandat, Partia Aleanca Liberale e Djathtë 1 mandat dhe Partia Fryma e Re Demokratike 1 mandat.

/m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakXhamat e errët të autoveturave nga serviset e licencuara, rreth 240 mijë leje në 4 vjet 
Artikulli tjetër​Osmani: BE mos të kërkojë të zbatohen gjëra që nuk janë në marrëveshje