Ballina Aktualitet

Këshilli bashkiak, PS fiton 11 mandate në Dimal

TIRANË, 16 maj /ATSH/ Në bashkinë Dimal ka mbaruar numërimi i kutive të votimit për anëtarët e këshillit bashkiak, ku Partia Socialiste është shpallur fituese.

Sipas të dhënave të KQZ-së në këtë bashki janë numëruar të gjitha kutitë e 49 qendrave të votimit.

Nga këto të dhëna rezulton se Partia Socialiste ka marrë 11 mandate, Partia Demokratike ka marrë 4 mandate dhe koalicioni “Bashkë Fitojmë” 3 mandate.

Partia Agrare Ambientaliste (PAA), Partia Republikane (PR) dhe Partia Socialdemokrate kanë marrë nga 1 mandat.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKQZ: KZAZ-të të përfundojnë brenda orës 16:00 numërimin për këshillat bashkiakë
Artikulli tjetërMuzeu Historik përkujton Milto Sotir Gurrën