Ballina Aktualitet

PS fiton dhe Rrogozhinën, Veliaj: Nga sot për ta çuar gjithnjë e më përpara

TIRANË, 15 maj/ATSH/ Pas Kamzës dhe Vorës, socialistët fitojnë dhe bashkinë e tretë, atë të Rrogozhinës.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj siguron se Edison Memolla do t’i shërbejë me dashuri e përkushtim 100% qytetarëve të Rrogozhinës, siç ka bërë çdo ditë deri më sot.

“Rrogozhina është fitorja jonë e tretë në Qarkun e Tiranës. Fituam me një grusht votash, por Edisoni do t’i shërbejë me dashuri e përkushtim 100 % të qytetarëve të saj, siç ka bërë çdo ditë deri më sot”, tha Veliaj.

“Bravo atij dhe skuadrës, punë të mbarë nga sot për ta çuar Rrogozhinën gjithnjë e më përpara. Përulësi e mirënjohje të jashtëzakonshme për qytetarët, që i dhanë sërish besimin e madh Partisë Socialiste”, shkruan Veliaj.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakÇuçi: Fitorja në qarkun e Beratit nisi me Skraparin
Artikulli tjetërZgjedhjet lokale 2023, përfundon numërimi në 10 bashki