Ballina Aktualitet

PS fiton bashkinë e Këlcyrës

TIRANË, 15 maj /ATSH – I. Vata/ Partia Socialiste ka fituar bashkinë e Këlcyrës, ku kandidati i PS, Klement Ndoni ka arritur të fitojë me 49.48 % të votave, kundrejt kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Arjan Kasaj me 47.10 % të votave dhe kandidatit të Partisë Demokratike, Adriatik Spahia me 3.42 %.

Sipas publikimit të KQZ-së, kandidati i Partisë Socialiste, Klement Ndoni ka marrë 1808 vota, kundrejt 1721 votave të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Arjan Kasaj dhe kandidatit të Partisë Demokratike, Adriatik Spahia, me 125 vota.

/gj.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPS fiton bashkinë e Delvinës
Artikulli tjetërBerisha: Rezultati i Kamzës, manipulim digjital monstruoz