TIRANË, 15 maj /ATSH/ Kandidati i Partisë Socialiste, Oltion Çaçi ka fituar bashkinë e Sarandës.
Sipas rezultateve nga KQZ, Oltion Çaçi ka marrë 7909 vota, ose 52.46 %.
Kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Ardit Çikuli ka marrë 5017 vota, ose 33.28 %.
Skënder Muço, kandidati i Partisë Demokatike ka marrë 669 vota, ose 4.44 %.
Ndërsa kandidati i propozuar nga zgjedhësit për këtë bashki, Gjergji Mërkuri ka marrë 1480 vota, ose 9.82 %.
Në këtë bashki ka përfunduar numërimi, ku në total janë numëruar 52 qendra votimi.
/r.e/























