Ballina Aktualitet

Nikolla: Kamza zgjodhi bindshëm Rakip Sulin

TIRANË, 15 maj /ATSH – I. Vata/ Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka përshëndetur fitoren e Partisë Socialiste në bashkinë e Kamzës.

Në një postim në rrjetet sociale, Nikolla postoi foton e fitores së bashkisë Kamëz, teksa falënderoi të gjithë qytetarët që zgjodhën të ecin përpara.

“Kamza zgjodhi bindshëm. Një falënderim nga zemra për të gjithë qytetarët që me qetësi e qytetari votuan kuq e zi në çdo qendër votimi. Ju i thatë “Vetëm Përpara” punës së madhe që është bërë dhe shërbimit pa dallim nga Rakip Suli. Vota juaj sot është më shumë përgjegjësi edhe për mua që së bashku me Kryetarin Rakip Suli të përmbushim çdo angazhim për Kamzën dhe qytetarët e saj. Mirënjohje”, shkroi Nikolla.

/gj.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjiknuri: PS, fitore të thellë në Elbasan
Artikulli tjetërPS fiton bashkinë e Delvinës