Ballina Aktualitet

Beleri: Sot fitues janë të gjithë qytetarët e Himarës

TIRANË, 15 maj /ATSH/ Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, i cili u shpall fitues në zgjedhjet e 14 majit, tha se “sot nuk ka humbës dhe fitues janë të gjithë qytetarë të Himarës”.

Në një reagim në rrjetet sociale nga burgu, pasi u arrestua në flagrancë mesnatën e 12 majit me akuzën për “korrupsion aktiv në zgjedhje kryer në bashkëpunim”, Beleri theksoi se “demokracia fitoi! Himara fitoi!”.

“Mirënjohës për të gjithë ata që treguan burrëri. I mirëkuptoj të gjithë ata që terrorizmi u mundua t’i nënshtrojë. Sot nuk ka humbës dhe fitues janë të gjithë qytetarë të Himarës dhe unë Kryebashkiaku i tyre”, u shpreh Beleri.

“Si i pari mes të barabartëve do të përparojmë së bashku që të bëhemi akoma më të fortë në mbrojtje të demokracisë dhe të drejtave të njeriut”, theksoi Beleri.

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë“ Alfred Beleri mori 50.12 % të votave kundrejt kandidatit të Partisë Socialiste Jorgo Goro, i cili mori 49.98 % të votave.

/k.s/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKIEV – Trupat ukrainase i afrohen Bakhmutit
Artikulli tjetërJava e Evropës, udhëtim emocionues me rininë e talentuar në 7 qytete