Ballina Aktualitet

Gjiknuri: Elbasani e bëri ndryshimin

TIRANË, 14 maj/ATSH/ Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri u shpreh sot se “Elbasani e bëri ndryshimin”.

Sipas Gjiknurit, Elbasani e la pas të shkuarën dhe vazhdoi përpara drejt të ardhmes.

Reagimi vjen pas mbylljes së votimit për zgjedhjet e 14 majit për kryetarin e ri të bashkisë dhe këshillat bashkiakë.

Në një postim në rrjetet sociale, Gjiknuri ndau foto me kandidatin e PS-së për kryetar bashkie në Elbasan, Gledian Llatja.

Elbasani është një ndër tre bashkitë, bashkë me Vorën e Kamzën, ku në këto zgjedhje u krye votim dhe numërim elektronik.

/m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVeliaj: Fitore e thellë në Kamzë dhe Vorë
Artikulli tjetërPritshmëritë për rezultatin e 14 majit, Rama: PS fituese në 50 bashki