Ballina Flash

Veliaj: Kamza është gati për fitore me Rakip Sulin

TIRANË, 11 maj/ATSH/ Partia Socialiste mbylli pasditen e sotme fushatën për zgjedhjet lokale të 14 majit në Kamzë. Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili së bashku me Kryeministrin Edi Rama dhe kryetaren e Parlamentit, Lindita Nikolla morën pjesë në takimin final të kësaj fushate, kërkoi votën e Kamzës, Paskuqanit dhe Bathores për një tjetër mandat për Rakip Sulin në krye të kësaj bashkie.

Veliaj tha se edhe në Kamzë, qeveria e drejtuar nga Edi Rama ka realizuar çdo investim dhe çdo projekt të kësaj bashkie.

“Edi Rama e do Kamzën. Ka pranuar çdo propozim për të investuar për Kamzën, çdo projekt të rindërtimit për Kamzën, çdo shkollë të re për Kamzën, çdo kopsht, çdo çerdhe, Parkun e Paskuqanit dhe të gjitha projektet e bashkisë së Kamzës. Me Edin dhe me Kipen, Kamza do shkojë vetëm përpara. Ndaj, për të gjithë ata që i kanë parë hajrin, që i kanë parë leverdinë, që i kanë parë prokopinë një skuadre të Edit dhe të Kipes që nuk na përçan veri-jug, por që na bashkon, që nuk na dhunon, nuk na përdor për të mbushur autobusët për të ardhur në Tiranë për protesta, – shoh disa nga politika e vjetër që thonë “Kamzën e kemi në xhep”, apo “në Kamzë kemi varur xhaketën”, – askush nuk e varur xhaketën në Kamzë, askush nuk e ka Kamzën në xhep, Kamza është në këmbë, Kamza është gati për fitore dhe Kamza mezi pret të punojë,” u shpreh Veliaj.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTURQI – Një kandidat presidencial tërhiqet nga gara
Artikulli tjetërAlibeaj: Decentralizimi i pushtetit lokal ka mbetur në letër