Ballina Flash

Shqipëria kalon në finalen e Eurovizion

Albina & Familja Kelmendi rehearsing Duje for Albania at the Second Rehearsal of the Second Semi-Final at Liverpool Arena

TIRANË, 11 maj /ATSH/ Me shumë entuziazëm dhe gëzim Albina dhe Familja Kelmendi çojnë Shqipërinë në finalen e madhe të Eurovision Song Contest 2023.

Pasi ndezën skenën e festivalit më të madh europian me vokalin, performancën dhe veshjen sot, Albina dhe Familja Kelmendi i siguruan Shqipërisë një vend dhe një shpresë më shumë për të qenë krah shteteve të mëdha që marrin pjesë në Eurovision 2023 duke e bërë edhe më të afërt ëndrrën për fitore.

Në të vërtet të gjitha komentet mbi vokalin, mesazhin e këngës për një familje të bashkuar të Albinës kanë qenë shumë pozitive jo vetëm nga ndjekësit por edhe më gjerë.

Mesa duket 2023 paska qenë një vit i mbarë për karrierën e këngëtares dhe familjes së saj. Pasi fitoi çmimin e parë në Festivalin e Këngës në Radio Televizionin Shqiptar ajo ia ka dalë ta çojë Shqipërinë në natën finale.

Sot në gjysmëfinalen e dytë u zgjodhën edhe 10 shtetet e tjera finaliste nga 16 që morën pjesë në garë të cilat janë, Shqipëria, Qipro, Estonia, Belgjika, Austria, Lituania, Polonia, Australia, Armenia, Sllovenia

Në gjysmëfinalen e parë 10 vendet që u kualifikuan janë Kroacia, Moldavia, Zvicra, Izraeli, Finlanda, Çekia, Portugalia, Suedia, Serbia, Norvegjia.

Finalja e madhe do të mbahet më 13 maj në M&S Bank Arena në Liverpool, Britani e Madhe.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Largimet e njerëzve problem i shumë vendeve, po shohim rritje të kthimeve
Artikulli tjetërShqipëria kualifikohet e para në “Eurovision 2023”! Albina dhe Familja Kelmendi ndezën skenën me ​“Duje”