Ballina Flash

DPA kujton mbrojtjen e 3000 hebrenjve nga populli shqiptar

TIRANË, 10 maj/ATSH/ Më 10 maj 1933, kancelari i Gjermanisë, Adolf Hitler, ndërmori djegien masive të librave.

Të parët në radhë të kësaj fushate ishin librat që u përkisnin autorëve me prejardhje hebraike. Mandej, në vitin 1938, nazistët detyruan pronarët e dyqaneve hebraike për të shfaqur fjalët “biznes hebre” në dritaret e tyre.

Pas pushtimit të Polonisë, një zyrtar lokal i zellshëm nazist propozoi mbajtjen e simbolit dallues në formën e 2 trekëndëshave të verdhë me nga 15 cm madhësi, të ndërthurur për të krijuar yllin 6-cepësh të Davidit.

Në këtë ditë, Drejtoria e Përgjithshme e arkivave kujton se, gjatë Luftës së Dytë Botërore, shqiptarët mirëpritën mbi 3 000 hebrenj, të cilët arritën t’i shpëtonin vdekjes duke u strehuar në shtëpitë e vendasve.

Në fondet e AQSH-së gjenden materiale që dokumentojnë masat e ndërmarra prej institucioneve shtetërore, për të siguruar mbarëvajtjen e qendrimit të hebrenjve.

DPA sjell foto të listave me emra shtetasish izraelitë që u akomoduan në disa qytete të vendit. Po ashtu, DPA sjell edhe foto të Gavra Mandilit, shtetasit izraelit të strehuar familjarisht në Shqipëri, nga Refik Veseli.

/gj.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama mesazh qytetarëve: Le të vazhdojmë të ecim përpara në të gjithë Shqipërinë. Kurrë më mbrapa
Artikulli tjetërMarrëveshja Kosovë-Serbi, BE: Draft-statuti pikënisje në diskutimet për Asociacionin