Ballina Bota

RUSI – Prigozhin: Kremlini nuk ka dorëzuar municionet e premtuara

MOSKË, 9 maj /ATSH-DPA/ – Grupi i mercenarëve ”Wagner” tha sot se ende nuk e kanë marrë municionin e premtuar për frontin, në Ukrainën Lindore, nga Ministria ruse e Mbrojtjes.

”Në total, ishin miratuar vetëm gjysma e pozicioneve të kërkuara dhe më pas vetëm një pjesë e sasisë së municionit të kërkuar”, u ankua kreu i ”Wagner”, Yevgeny Prigozhin në një video të postuar në Telegram, ndërsa parada tradicionale ushtarake po zhvillohej Moskë për të shënuar 78-vjetorin e fitores sovjetike ndaj Gjermanisë naziste.
“Dita e fitores është dita e fitores së gjyshërve tanë. Ne nuk e kemi fituar ende asnjë milimetër të kësaj fitoreje”, komentoi Prigozhin mbi ngjarjen.
Grupi i mercenarëve ”Wagner” ka luftuar në zonën rreth qytetit lindor të Ukrainës, Bakhmut, i cili është bërë pika qendrore e luftës në Ukrainë.
Qyteti me 70 000 banorë përpara luftës, tani është pothuajse plotësisht i shkatërruar./ a.jor.
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSzunyog: Shpresoj që marrëveshja e Ohrit të implementohet sa më shpejt
Artikulli tjetërOsmani në Ditën e Evropës: Kosova është mishërim i vlerave evropiane