TIRANË, 7 maj /ATSH/ Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta zhvilloi sot një takim me qytetarët në Velipojë.
Meta akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka përdorur paratë e qytetarët për shërbimet e tij personale.
Gjithashtu, Meta u shpreh se, problemi i kryeministrit Rama është vota e lirë, ndërsa shtoi se, më 14 maj Rama do të marrë ‘vulën e turpit’.
Meta u shpreh se 1/3 e kandidatëve të PS në 2019-ën t i kapi dekriminalizimi.
“Rekordin e theu bashkia e Vorës , ndërroi 5 kryetarë të komanduar. Bashkia e Kavajës falimetoi, bashkia e Vorës falimentoi. Nuk ka kohë Shkodra të provojë Edi Ramën se e ka provuar e gjithë Shqipëria. Përfundoi me 20 milionë euro në kurriz për udhëtime me super avionin e tij luksoz që konkurron me sheikët më të pasur të lindjes së Mesme. Kujtoi se do ta kalonte me një gënjeshtër”, tha Meta.
“Para disa ditësh i lutej kandidatit të pavarur në Sarandë të tërhiqej nga gara sepse kandidati i tij do të dalë i tretë dhe i thotë e ke ti përgjegjësinë nëse humbim Sarandën”, theksoi Meta.




















