Ballina Flash

Djali i Hashim Thaçit : Veliaj, mik i mirë i gjithë Kosovës

TIRANË, 7 maj/ATSH/ Djali i ish-presidentit, Hashim Thaçi, Endriti, i cili ka edhe shtetësi shqiptare i ka dërguar një mesazh kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

“Erioni është mik i mirë i babit dhe gjithë Kosovës. Tirana është sot qytet më dinamik, më i bukur, më i hapur, për shkak të Erionit. Qindra mijëra turistë e kanë zbuluar Tiranën si një qendër të re kulturore dhe sportive europiane”, thotë në një videomesazh djali i Thaçit.

Ai në fund shprehet se, mezi po pret të shohë se çfarë do të bëjë Erion Veliaj në mandatin e ardhshëm.

“Vetëm përpara, Erion”, përfundon Endrit Thaçi.

Ndërsa, Veliaj që e ka postuar këtë video, shprehet mirënjohës për fjalët e tij inkurajuese.

“Të jam mirënjohës për fjalët inkurajuese, Endrit Thaçi. E vlerësoj shumë mbështetjen tënde!”, ka shkruar Veliaj.

/k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakF1 – SHBA stacioni i radhës
Artikulli tjetërBerisha në Berat: Në 14 maj votojmë për ndryshimin e Shqipërisë