Ballina Aktualitet

Begaj pas ceremonisë së kurorëzimit: Lidhje e fortë me Mbretërinë e Bashkuar

TIRANË, 6 maj/ATSH/ Presidenti Bajram Begaj i shoqëruar nga Zonja e Parë, Armanda Begaj, morën pjesë në Londër në ceremonitë e kurorëzimit të mbretit Charles III dhe mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar.

Presidenti Begaj u shpreh në Twitter i nderuar që përfaqësoi Shqipërinë në Kurorëzimin historik të mbretit Charles III dhe mbretëreshës Camilla.

“Duke çmuar lidhjen tonë të fortë me Mbretërinë e Bashkuar, u dërgojmë urimet tona më të mira Madhërive”, shkroi Begaj.

Ditën e premte Presidenti Begaj dhe Zonja e Parë morën pjesë në pritjen e dhënë nga mbreti Charles III dhe mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar në Pallatin Buckingham për krerët e shteteve pjesëmarrës në ceremoni.

Ndërsa, sot ata ndoqën ceremonitë e kurorëzimit të mbretit dhe të mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar në Kishën e Westminster.

Në kuadër të pjesëmarrjes në këto ceremoni, Presidenti Begaj u takua edhe me krerë të ndryshëm shtetesh.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – Takimi i konservatorëve me guvernatorin kontrovers të SHBA-së kritikohet ashpër
Artikulli tjetërBejko: Në 32 vite investuam për një PD demokratike dhe europiane