Ballina Flash

Bashkia Memaliaj kthen në traditë çeljen e sezonit turistik

TIRANË, 6 maj/ATSH/- Bashkia Memaliaj, për të dytin vit radhazi çeli zyrtarisht sezonin turistik 2023, një traditë që do të vazhdoj çdo vit.
Në aktivitetin e organizuar në bashkëpunim me bujtinën “Vila Sofia” në Gllavë, morën pjesë pj ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro Furxhi, deputeti Laert Duraj, kryebashkiaku Gjolek Guci dhe shumë banorë të zonës.
Bujtina “Vila Sofia Gllavë” është kthyer në promotore për zhvillimin e turizmit dhe hapjes së bujtinave të reja.

Deputeti Duraku ka falenderuar të gjithë atë të cilët, përditë me punën e tyre plot dashuri e pasion, po i japin ritmin e duhur zhvillimit në Bashkinë Memaliaj.

“Padyshim Vila Sofia, po dhe Bujtina Vjosa që është kthyer në një destinacion për turistët ndërkombëtarë tani që dhe Vjosa jonë u bë park Kombëtar, Sancho Farm, Oda e Hasan Beut, Erin, vëllezërit Zeqaj e shumë e shumë të tjerë që me përkushtimin e punë e palodhur rrisin përditë ofertën turistike në Bashkinë Memaliaj”, theksoi ai.

10 200 turistë kanë vizituar përgjatë një viti Bashkinë Memaliaj, duke dëshmuar zhvillimin e një sektori të qëndrueshëm.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNdreu: Me takimin e lagjes “Besëlidhja” vulosëm fitoren
Artikulli tjetërKonjufca: Marrëveshja me Serbinë bëhet kur të ndryshojë Serbia