TIRANË, 4 maj /ATSH/ Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për kryetar bashkie në Shkodër, Bardh Spahia ka zhvilluar një takim me banorë të zonën e Zogaj, që merren kryesisht me peshkim.
“Peshkimi i paligjshëm, problemet me certifikatat e pronësisë, rrjeti elektrik i amortizuar janë shqetësimet kryesore që kanë e me të drejtë kërkojnë zgjidhje. Ashtu siç edhe rrugën Shirokë – Zogaj që qeveria shqiptare e mban peng nga mungesa e fondeve”, theksoi Spahia.
Ai i garantoi ata se, do të jetë në krah të tyre dhe do të kërkojë zgjidhje për këto shqetësime të ngritura.
“Sa i përket Bashkisë Shkodër, në programin 4-vjeçar për këtë zonë kemi parashikuar: Një paketë promovuese të turizmit; Ndërtimi i tregut të peshkut; Rikualifikim i fasadave dhe hapësirave të plazheve; Mbështetje për sektorin e biznesit përmes politikës së taksave të ulëta dhe marrjen e shërbimeve në kohë reale; Përmirësim i transportit publik, shërbimit të pastrimit dhe ndriçimit publik”, u shpreh Spahia.
Ai theksoi gjatë fjalës së tij se, bashkë me Shirokën, Zogajt përbëjnë një kompleks turistik që do të kenë vemendjen maksimale tonën.
/r.e/





















