Ballina Flash

Spahia: Taksa të ulta për biznesin

TIRANË, 26 prill/ATSH – I. Vata/ Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahia ka zhvilluar sot një takim me biznese të rajonit 3 në Shkodër.

Në një postim në rrjetet sociale, Spahia theksoi se, bashkia do të mbështesë biznesin duke ndjekur politikën e taksave të ulta.

“Nga takimet me banorët dhe bizneset e rajonit nr. 3, pata kënaqësinë të ndaja një pjesë të programit tonë për 4-vjeçarin në vazhdim”, theksoi Spahia.

Ai premtoi, “më shumë investime në infrastrukturë dhe përmirësim të shërbimeve”.

“Biznesi do të ketë mbështetjen maksimale duke ndjekur politikën e taksave të ulëta. “Bashkë Fitojmë” dhe i japim Shkodrës zhvillim e progres”, u shpreh Spahia.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: PD nuk ekziston më në formën që e kemi njohur deri dje
Artikulli tjetërKINË – Kompanitë amerikane pesimiste mes tensioneve në rritje