Ballina Flash

Parashikimi i motit, 26 prill 2023

TIRANË, 26 prill /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se, vendi do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe alternime të herëpashershme dhe afatshkurtra me diell dhe kryesisht në pjesën e dytë të ditës.

Në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mesditës parashikohen reshje shiu të herë pas hershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Duke filluar pas orëve të mesditës do të ketë mot me alternime kthjellimesh e vranësirash shoqëruar me reshje shiu të dobëta lokale. Në relievet e larta malore në jug këto reshje do të jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive tepër afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi 1 – 8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe nëpër lugina era relativisht intensive me shpejtësi 10-15m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

 

Temperaturat parashikohen:

 

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 9/17 Re shi diell
Kukës 6/14 Re shi diell
Lezhë 8/17 Re shi diell
Dibër 5/14 Re shi diell
Durrës 10/19 Re shi diell
Tiranë 10/20 Re shi diell
Elbasan 9/20 Re shi diell
Berat 7/20 Re shi diell
Vlorë 10/18 Re shi diell
Korcë 5/13 Re shi diell
Gjirokastër 7/17 Re shi diell
Sarandë 10/18 Re shi diell

 

 

                                                               

                 

           

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Vijon mbjellja e pemëve nga fondi zgjedhor i PS-së
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 26/4/2023