TIRANË, 25 prill/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se, tashmë naftëtarët kanë marrë statusin e tyre, dhe kjo falë Partisë Socialiste.
Gjatë prezantimit të kandidatit të Partisë Socialiste në bashkinë e Patosit, Fatjon Duraj, Rama bëri të ditur se, gjatë një takimi me një grup naftëtarësh ata i shprehën konsideratën për mbështetjen që u është dhënë.
“Ne bëmë të mundur që më në fund ata të kenë statusin e tyre të veçantë dhe të trajtohen me respekt për gjithë punën e mundimshme në shërbim të atdheut. Po të mos ishte PS nuk e merrnin statusin naftëtarët, se ndenjën 20 vjet dhe nuk e morën. Nuk jemi të gjithë njësoj. Shikojeni kur kanë qeverisur ata dhe e kuptoni”, tha Rama.
/gj.m/r.e/























