Ballina Aktualitet

Begaj vizitë shtetërore në Kroaci 

TIRANË, 25 prill/ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj niset të mërkurën për një vizitë shtetërore në Republikën e Kroacisë.

Kjo vizitë, me ftesë të Presidentit të Kroacisë, Zoran Milanoviç, kryhet në kuadër të intensifikimit të partneritet strategjik me Republikën e Kroacisë.

Presidenti Begaj do të mirëpritet sipas ceremonive të nderit dhe të mirëseardhjes, ditën e enjte, më 27 prill, për të vijuar agjendën zyrtare të bisedimeve me Presidentin e Kroacisë, duke u fokusuar tek marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimi rajonal, rrugëtimi evropian i Shqipërisë, si dhe zhvillimet e tjera me ndikim në çështjet e paqes dhe sigurisë.

Në kuadër të kësaj vizite shtetërore, më 27 prill, Presidenti Begaj do të pritet në takime të veçanta nga kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, si dhe kryetari i Parlamentit të Kroacisë, Gordan Jandrakoviç.

Gjatë qëndrimit në Kroaci, kreu i shtetit do të zhvillojë edhe një takim me përfaqësues të shoqatave shqiptare.

Më 28 prillm nën shoqërinë e mikpritësit, Presidentit të Kroacisë Milanoviç, Presidenti Begaj do të vizitojë e takohet me Arbanasit e Zarës (Zadarit), aktivitetet që shënon vizita shtetërore e Presidentit Begaj dhe e delegacionit që e shoqëron, mbyllet ditën e premte, më 28 prill.

/k.s/ /gj.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakManastirliu: Zgjerohet Shërbimi i Hemodinamikës në spitalin “Shefqet Ndroqi”
Artikulli tjetërDhuka: Afrimi me tregun e përbashkët evropian, zbut barrierat për bizneset