Ballina Aktualitet

14 maji, hidhet shorti në KQZ për numëruesit e votave

TIRANË, 25 prill/ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hodhi sot shortin për numëruesit e votave për zgjedhjet e 14 majit.

Sipas shortit të hedhur sot në KQZ, Partisë së Lirisë i ranë tavolinat e numërimit me numër tek, ndërsa partisë tjetër që merr anëtarin e katërt, Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, i ranë tavolinat me numër çift.

Bazuar në këtë short, në tavolinat e numërimit me numër tek në të gjithë vendin numëruesit do të jenë 2 përfaqësues të Partisë Socialiste, 1 i Partisë Demokratike dhe 1 i Partisë së Lirisë.

Ndërsa në tavolinat e numërimit me numër çift në të gjithë vendin numëruesit do të jenë 2 përfaqësues të Partisë Socialiste, 1 i Partisë Demokratike dhe 1 i PDIU-së.

/m.m/ /gj.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMEDIA – CNN dhe ”Fox News” ndërpresin marrëdhëniet e punës me Lemon dhe Carlson
Artikulli tjetërIsmailaj: Projektet për zhvillimin e Mallakastrës do të vijojnë edhe pas 14 majit