KHARTOUM, 23 prill /ATSH-ANSA/ – Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përfunduar evakuimin e ambasadës së tyre në Sudan mes luftimeve të ashpra midis grupeve ushtarake rivale, konfirmoi Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH).
”I gjithë stafi i ambasadës dhe familjet e tyre u larguan shëndoshë e mirë nga Khartoum, theksoi DASH.
Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken deklaroi se ”operacionet në ambasadë ishin pezulluar përkohësisht”.
“Pezullimi i operacioneve në një nga ambasadat tona është gjithmonë një vendim i vështirë, por siguria e stafit tonë është përgjegjësia ime e parë”, shtoi Blinken. /os/























