Ballina Bota

MOSKE – Kremlini dëbon 34 diplomatë gjermanë

MOSKE, 23 prill /ATSH-ANSA/ – Janë 34 diplomatë gjermanë të dëbuar nga Rusia, nga gjithsej 90 që janë ende të pranishëm në vend, raporton tabloidi Bild, duke cituar burime nga agjencia Tass.

Më herët, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova foli për “mbi 20″ dëbime si përgjigje ndaj dëbimeve të diplomatëve rusë nga Gjermania.

”Moska ka vendosur të dëbojë një numër të panjohur diplomatësh gjermanë në përgjigje të veprimeve armiqësore të Berlinit”, bërI të ditur nga Ministria e Jashtme ruse. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Nuk bashkëpunojmë me kandidatët e “zorrës qorre”, duan të marrin pengje
Artikulli tjetërRama në Elbasan: Ne dimë t’i bëjmë edhe investimet edhe ndëshkimet