Ballina Bota

SHBA – Biden njofton kandidaturën për president

UASHINGTON, 21 prill /ATSH-ANSA/ – Presidenti i SHBA-së, Joe Biden pritet të shpallë të martën rikandidaturën e tij, sipas “TheWashington Post”.

Njoftimi do të bëhet përmes një videomesazhi.

Biden dhe ndihmësit e tij kanë zgjedhur ditën e martë, sepse është përvjetori i katërt i nisjes së fushatës së tij 2020.

Prej disa muajsh, presidenti amerikan ka thënë ose ka lënë të nënkuptohet se do të kandidonte për një mandat të dytë.

Biden i është shmangur një njoftimi zyrtar pasi ai dhe bashkëpunëtorët e tij nuk e kanë ndjerë urgjencën për të nisur një fushatë, sidomos pas një ecurie më të mirë se sa pritej, në mandatin e mesëm nga demokratët. //a.i/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFestohet Fitër Bajrami, besimtarët myslimanë falin namazin në sheshin “Skënderbej”
Artikulli tjetërHovenier: Pozicioni i SHBA-së për zgjedhjet nuk ka ndryshuar