Ballina Ekonomi

AKBN në takimin e grupit të punës për Statistikat e Energjisë

TIRANË, 18 prill/ATSH/ Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) po merr pjesë në takimin e grupit të punës për Statistikat e Energjisë, me vendet e Bashkimit Europian dhe vendet kandidate të organizuar nga EUROSTAT, në Luksemburg.

Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, si institucion që përgatit bilancin kombëtar të energjisë, përfaqësohet në këtë takim nga drejtori ekzekutiv, Adrian Bylyku.

Në nisje të takimit u prezantuan amendimet e rregullave të përmirësimit të të dhënave të energjisë për vitin 2023, ku EUROSTAT do të përqendrohet në problematikat e të dhënave të energjisë, si dhe do të paraqesë komentet për përmirësimin e tyre.

Më pas do të paraqiten zhvillimet më të fundit të politikës energjetike në BE si dhe propozime legjislative.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë do të prezantojë zhvillimet e energjisë në mbarë botën si dhe statistikat e energjisë në kontekstin global.

Gjithashtu do të diskutohet me vendet pjesëmarrëse, zhvillimet si dhe pikat që propozohen të ndryshojnë në rregulloren e statistikave të energjisë.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKandidati i PS-së në Has: Pakot ushqimore ishin për Natën e Kadrit
Artikulli tjetërPARIS – ”Bloomberg”: Macron beson te Kina për negociatat Kiev-Moskë