Ballina Flash

Parashikimi i motit, 15 prill 2023

TIRANË, 15 prill /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme të ndikuar nga masa ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimesh. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta në zonën e veriore dhe qendrore. Lokalisht parashikohen reshje në formën e shtrëngatave lokale.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje me shpejtësi 1 – 10 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

 

Temperaturat parashikohen:

 

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 9/16 Re shi/diell
Kukës 6/17 Re shi/diell
Lezhë 7/17 Re shi/diell
Dibër 1/14 Re shi/diell
Durrës 8/20 Re shi/diell
Tiranë 7/19 Re shi/diell
Elbasan 6/18 Re diell
Berat 4/20 Re diell
Vlorë 7/18 Re shi/diell
Korcë 1/15 Re diell
Gjirokastër 5/18 Re diell
Sarandë 8/19 Re diell
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHELSINKI – Finlanda kryen stërvitjen e parë në NATO si anëtare e Aleancës.
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 15/4/2023