Ballina Aktualitet

Bueno: Mbështesim progresin e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit

TIRANË, 14 prill/ATSH – I. Vata/ Ministri i Punëve të Jashtme, Bashkimit Evropian dhe Bashkëpunimit të Mbretërisë së Spanjës, Jose Manuel Albares Bueno në konferencën e përbashkët për shtyp me ministren Xhaçka, deklaroi se gjatë Presidencës spanjolle të BE-së do të mbështesin progresin e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit.

Bueno vuri theksin te rritja e bashkëpunimit mes dy vendeve që u finalizua sot me nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi.

“Kam arritur në Shqipëri si pjesë e një turi nëpër vendet Perëndimor dhe mbështetja e Shqipërisë në BE do jetë shumë aktive gjatë gjashtëmujorit që Spanja do të ketë Presidencën e Bashkimit Evropian. Marrëdhënia mes Shqipërisë me Ballkanin dhe BE janë tema që kemi folur me ministren. Gjithashtu folëm edhe për marrëdhënien e Kosovës me Serbinë. Kjo marrëdhënie është përtej lidhjeve ekonomike. Jemi solidarë gjatë krizave. Ne ndihmuam Shqipërinë me asistencë për vaksinat dhe asistencë mjekësore gjatë pandemisë”, tha ai.

Në vijim, ai tha se gjithashtu ndan të njëjtin mendim për agresionin e padrejtë dhe brutal të Rusisë ndaj Ukrainës.

“Folëm për rolin e Shqipërisë në mbrojtjen dhe çështjet globale si anëtare e NATO-s dhe vend që do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe përmenda rolin e Shqipërisë dhe  aktivizimin në çështje shumë të rëndësishme të sigurisë. Ne në Spanjë promovojmë dhe vlerësojmë vlerat që janë të shkruara në kartën e të drejtave të Kombeve të Bashkuara. Në Spanjë gjithashtu reflektohet edhe lufta që bënë policia dhe bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Spanjës për të luftuar rrjete kriminale. Gjithashtu ka një bashkëpunim në nivel privat përsa i përket sektorit turistik dhe shpresojmë që të rritet prezenca e kompanive spanjolle në Shqipëri”, tha ministri Bueno.

Kryediplomati spanjoll gjithashtu informoi se, do të organizohet një takim në rang kryeministrash mes të dy vendeve për të forcuar më tej bashkëpunimin në fusha të ndryshme.

“Në këto momente ndajmë shumë vlera të përbashkëta të cilat i përsa i përket kartës së Kombeve të Bashkuara për Paqen, luftën kundër terrorizmit, dhunës ekstreme dhe të drejtat e grave. Do të takoj kryeministri Edi Rama dhe do ia përcjell këto mesazhe në të njëjtën formë siç ia përcolla ministres dhe si do të organizojmë mbështetjen ndaj Shqipërisë gjatë Presidencës spanjolle. Gjithashtu do të organizojmë një takim në rang kryeministrash mes të dy vendeve që të na ndihmojë për të forcuar këtë rrugë të përbashkët që ne kemi marrë”, tha ai.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSkema Kombëtare, rreth 9 mijë aplikime për mbështetje në blegtori
Artikulli tjetërUKRAINË – Forcat ruse bombardojnë Khersonin 68 herë në 24 orë