Ballina Ekonomi

4 anije tregtare në përpunim në portin e Durrësit

TIRANË, 12 prill/ATSH/ Mbi 7 mijë tonë mallra po përpunohen sot në portin e Durrësit.
Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se “4 anije tregtare me 3520 tonë mallra dhe rreth 1050 njësi kontejnerike.

Konkretisht po përpunohen 2 anije me 3520 tonë çimento dhe 425 kontejnerë në përpunim; 1 anije me 280 njësi kontejnerike në radën portuale dhe 1 anije me 344 njësi kontejnerike në pritje për t’u përpunuar në orët në vijim.

Me vënien në funksion të sistemit operativ online Navis 4, ofrohet një standard i ri pune në fushën e përpunimit të kontejnerëve në portin e Durrësit.

Porti i Durrësit është më i madhi në vend. Anijet tregtare që transportojnë mallra nga/drejt Durrësit kanë lundruar deri tani nga/drejt 67 porteve në 24 vende të botës.

/k.s/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Për herë të parë në botë, një anije kozmike private në Hënë
Artikulli tjetërNagavci: Ende vend për përmirësim në tekstet shkollore