Ballina Flash

Zgjedhjet e 14 majit, Bejko: Gati programi për Tiranën

TIRANË, 11 prill/ATSH – I. Vata/ Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës Roland Bejko ka përfunduar programin për bashkinë e Tiranës.

Në një postim në rrjete sociale, Bejko bëri të ditur se ka përfunduar programi për Tiranën me ekspertët më të mirë të çështjeve lokale.

Ai theksoi se në ditët në vijim programi do të prezantohet në dyert e çdo familjeje të Tiranës.

“Gati programi për Tiranën. Merr jetë programi për Bashkinë e Tiranës, 2023-2027. Një  program i hartuar nga ekspertët më të mirë për çështjet lokale, të cilët dua t’i falënderoj nga zemra për kontributin e tyre të paçmuar. Në ditët në vijim do të trokasim në dyert e çdo familjeje për të shpjeguar nga afër se alternativa jonë është alternativa më e mirë për qytetin. Përkushtimi, ndershmëria dhe aftësia na diferencon nga kundërshtaret tanë”, shkruan Bejko.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama për premtimet e Këlliçit: Veliajt i dhurojnë rregullisht kandidatin më të lodhur
Artikulli tjetërAMSTERDAM – Macron: Të vazhdojmë të ëndërrojmë si evropianë’