Ballina Aktualitet

Gabriel Escobar do të vizitojë nesër Tiranën

TIRANË, 10 prill/ATSH/ I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar do të mbërrijë nesër në Tiranë, për një vizitë zyrtare.

Sipas medieve, Escobar do të vizitojë Tiranën në datat 11-13 prill, ku pritet të takohet me zyrtarë të lartë e përfaqësues të opozitës.

Escobar do të takohet me Presidentin Bajram Begaj dhe Kryeministrin Edi Rama. Ndërkohë nga opozita pritet që të takohet me kreun e komanduar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeajn, Gazment Bardhin e Jorida Tabakun.

Hera e fundit që Escobar vizitoi Tiranën ishte në prillin e vitit të kaluar kur ai shoqëronte ndihmëssekretaren amerikane të Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried.

/m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTina Turner: Gjithmonë e kam dashur Mick Jagger
Artikulli tjetërKIEV – Zelensky: Moska vret edhe në festën e Pashkëve