Ballina Ekonomi

Rama: 100 mijë shikime në Portalin e Fermerit, në ditën e parë

TIRANË, 8 prill/ATSH/ Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se në ditën e parë të funksionimit Portali i Fermerit mori rreth 100 mijë shikime .

“Në www.agroalbania.al mund të shihni dhe shkarkoni Portalin e Fermerit, produktin më të ri të Revolucionit Digjital, realizuar nga Ministria e Bujqësisë e Zhvillimit Rural, i cili pati një numër rekord prej 100 mijë shikimesh në ditën e parë dhe do të bëhet përditë e më shumë asistenti personal i çdo fermeri”, u shpreh Rama.

Portali i Fermerit, një tjetër produkt i revolucionit digjital, mundëson informacion në kohë reale mbi tregjet, çmimet, analizat ushqimore, skemat aktive të mbështetjes dhe instrumentat e financimit, kujdesin veterinar, ofertën e farmacive bujqësore, tipologjinë e grumbulluesve, mundësitë e tokave me qira, legjislacionin në fuqi e shumë informacione të tjera, duke iu bërë krah fermerit në jetën e tij të përditshme.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVARSHAVË – BE kompenson Poloninë për krizën e shkaktuar nga bllokimi i eksportit të grurit ukrainas
Artikulli tjetërIRAN – Kamera inteligjente për të identifikuar gratë e pambuluara